Për ne

Për ne

Drenari SHPK është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar në vitin 2006 në Prishtinë.Themelimi i ndërmarjes ishte rezultat i punës shumëvjeçare të pronarit të Drenarit (ing.  Lulzim Pirraku) në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve të plastikës, si dhe tregtimit të profilave nga PVC dhe elementeve përcjellëse  për dyer dhe dritare. Pikërisht një informatë e rastësishme në vitin 1992 për dritaret e plastikës, ishte shkëndija e parë që absolventit të atëhershëm të makinerisë, ia ndezi idenë për hartimin e një projekti për prodhimin e dritareve të plastikës në Kosovë. Dëshira  për të prodhuar dritare nga PVC u realizua me ndërmarrjen “Dajti shpk”, në periudhën 1996  deri në vitin 2002. Në këtë ndërmarrje u instaluan makinat më të mira të kohës dhe u përdor sistemi i profilave Trocal nga Gjermania. Nga viti 2003 si bashkëthemelues i ndërmarrjes “Termoplast shpk” me sukses të plotë bënë shitjen e profilave të prodhuesit “Gealan”në tregun e Kosovës.

DritareWingo

Puna e palodhshme dhe bashkëpunimi i sinqertë më ndërmarrjet e tjera prodhuese e  kanë bërë të mundur plasimin e suksesshëm dhe të shpejtë të brendeve të njohura europiane si Gealan, Dimex, Deceuninck.

Në vitin 2012  filluam bashkëpunimin me kompaninë gjermane Gargiulo Gmbh, dhe futëm në punë sistemin e tyre  të profilave WINGO  si përfaqësues ekskluziv për territorin e Kosovës.

Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me ndërmarrjet projektuese dhe ndërtuese si dhe me shumë arkitektë dhe disenjatorë , kompania jonë e zgjeroi veprimtarinë edhe në lëmin e elementeve  dekoruese.

Tregut të Kosovës i ofrohen produktet më të reja nga kompania Holandeze WallArt.

WallArt  3D panelet dekoruese janë shumë të reja edhe për tregun botëror

WallArt

Në vitin 2009 në Shtete e Bashkuara të Amerikës, WallArt 3D panelet janë zgjedhur si produkti me i mirë, më inovativ dhe më ekologjik i vitit.

Vazhdojmë edhe më tutje të ofrojmë kualitetin më të lartë të dritareve në tregun e Kosovës , me bindje të plotë se vetëm kualiteti i lartë i dritareve dhe dyerve tona do të jetë faktori kryesor për mbulimin e tregut të Kosovës rajonit dhe më gjerë me produktet tona.

Comments are closed.