Mirëmbajtja

Që ta ofroj bukurinë e vet në çdo kohë, dritarja duhet të jetë e pastër dhe e mirëmbajtur.

Pastrimi i dritareve nga pvc është fare i lehtë dhë me kosto të ulët.

zendowneo-standard-pic

Mjafton një leckë dhe pak ujë. Kjo është mrekullia e pvc që i bënë dritaret e plastikës më të kërkuarat nga të gjitha dritaret tjera. Në tregun e Kosovës, me një vlerësim të lirë mund të thuhet se mbi 90% të dritareve të reja vendosen nga plastika.Mirëmbajta e lehtë e ulë çmimin e tërësishëm të dritareve duke e bërë më të lirën dhe më të pranueshmen nga të gjitha dritaret e tjera.

Nuk preferohet përdorimi i detergjenteve abraziv sepse mund të dëmtojë shkëlqimin në sipërfaqen e profilave. Përdorimi i këtyre detergjenteve është i panevojshëm sepse papastërtitë mund të largohen duke përdorur vetëm ujin apo edhe ndonjë detergjent të butë dhe të lëngshëm.

Dritaret duhet të kontrollohen me kalimin e kohës, sepse edhe pse kalojnë vitet nevoja për funksionim të dritares mbetet i njëjtë.

Mekanizmat e hapje mbylljes kanë elemente që fërkohen në mes veti, të cilat kanë nevojë  të lyhen periodikisht. Për periudhën kohore dhe vendin  e lyerjes ju duhet të informoheni nga prodhuesi i dritareve.

Mirëmbajtja e mirë e bënë dritaren e PVC të jetojë më shumë se shtëpia.

Bookmark the permalink.

Comments are closed.