Montimi

Montimi

Punët e mira kryhen deri në fund.installpvc

Montimi profesional e vulosë kualitetin e dritares së përfunduar..

Ekipi ynë është i trajnuar dhe i gatshëm për instalimin e të gjitha prodhimeve që dalin nga DRENARI.

Montimi i dritareve bëhet me vida apo shirita metalik. Në varshmëri të dimensionit të dritares, të vendit ku do të montohet  dhe të kërkesave tjera të objektit, profesionistët tanë do të jenë në gjendje ta bëjnë përforcimin adekuat për pozicionin e caktuar.

Përveç shtrëngimit mekanik DRENARI i kushton kujdes të madh edhe izolimit termik, prandaj montuesit tanë do ta sigurojnë urën termike mes murit dhe dritares.

Gjithmonë duke pasur parasysh izolimin e objektit në tërësi ne do ti përdorim shkumat izoluese më kualitative për izolimin e hapësirave në mes murit dhe dritareve.

Eleganca vërehet në fund.

Montuesit tanë të trajnuar do ti kontrollojnë edhe njëherë të gjitha pozicionet e montuara në prani të porositësit të dritareve. Porositësi do të udhëzohet për përdorim dhe për mirëmbajtje të mëtutjeshme.

Me rëndësi, të gjithë të ndahemi të kënaqur.

Comments are closed.